Boston Celtics barazon serinë ndaj Miamit, gjithçka do të vendoset në “G7”

Boston Celtics ka shënuar një tjetër fitore të madhe ndaj Miami Heat në gjysmëfinale të “Play-Offit” në NBA.
Këtë të diel, Bostoni triumfoi në ndeshjen e gjashtë për të barazuar serinë në 3:3, shkruan Gazeta Express.
Ndeshja e zhvilluar në “Kaseya Center” përfundoi me rezultatin 103:104.
Jayson Tatum shkëlqeu me 31 pikë në fitoren e Boston Celtics, teksa u ndihmua nga Jaylen Brown me 26 sosh.
Por, duhet përmendur se Derrick White ishte heroi i tyre, pasi shënoi dy pikë e fitores në çastet e fundit të ndeshjes.
Te Miami më i dalluari ishte Jimmy Butler me 24 pikë.
Ndeshja e shtatë dhe vendimtare do të zhvillohet më 30 maj, në “TD Garden”.
Skuadra fituese do të takohet me Denver Nuggets në finalen e madhe të këtij edicioni në NBA. /