(VIDEO) 15 mijë e 620 maturantë i nështrohen testit të parë të maturës

(VIDEO) 15 mijë e 620 maturantë i nështrohen testit të parë të maturës

Sot maturantët i janë nënshtruar  provimit të parë nga dy provimet eksterne. Televizioni Shenja vizitoi shkollën e mesme të qytetit të Shkupit, “Zef Lush Marku”, ku drejtori i kësaj shkolle, Arben Memeti, tha se edhe pse kjo gjeneratë u përballë me probleme dhe mungesa  të shumta, por sipas Memetit, përsëri ia kanë dalur me sukses.

ARBEN MEMETI,DREJTOR I SHKOLLËS SË MESME “ZEF LUSH MARKU” 

“Kjo gjeneratë ishte gjeneratë sakrifice, përjetoi krizën e pandemisë, por sërish ia dolën në mënyrën më të mirë. Sot kishim maturën shtetërore në lëndën e gjuhës shqipe, ku iu nënshtruan provimit 410 nxënës, ky provim kaloi pa asnjë incidentë, ishin të kënaqur nga testimi dhe përgjigjet e dhëna. Çdo gjë ishte në rregullën më të mirë, komisioni e kreu detyrën me përgjegjësi dhe shpresojmë që nxënësit do të arrijnë suksesin maksimal”.

Ndërkaq, sekretari për maturën shtetërore në kuadër të shkollës së mesme “Cvetan Dimov”, Vullnet Rexhepi, tha se në shkollën e tyre, në provimin ekstern kanë marrë pjesë 230 maturantë dhe sipas Rexhepit, gjithçka ka shkuar ashtu edhe siç e kanë paraparë.

VULLNET REXHEPI, SEKRETARË PËR MATURËN SHTETËRORE NË SHKOLLËN E MESME “CVETAN DIMOV” 

“Nuk ka ndryshime sa i përket maturës shtetëroe për këtë vit. Realizimi i provimit shtetërorë, gjithçka shkonë në rregull, nuk kemi probleme dhe nxënësit të gjithë janë duke marrë pjesë, nuk kemi mungesa të nxënësve. Nxënësit neve i kemi përgaditur për para, d.m.th, kanë pasur matrial, kanë qenë të përgaditur edhe për terminin për sot, për orarin e duhur, kështu që nuk kemi pasur probleme.

Ndërsa, nxënësja dhe maturantja e shkollës së mesme “Zel Lush Marku”, Enisa Doda, e cila sapo kishte mbaruar me provimin në gjuhën shqipe dhe letërsi, tha se gjithçka ka shkuar në rregull edhe pse këta si gjeneratë  janë përballur me sfidën e mësimit online.

SINKRON:ENISA DODA,MATURANTE NË “ZEF LUSH MARKU” 

“Sa po mbaruam me testin e provimit të maturës shtetërore, në gjuhë shqipe dhe letërsi, gjithça shkojë në rregull, profesorët ishin të mirë, d.m.th, nuk ishte aq stresuese, pyejet ishin kryesishtë çka kemi mësuar prej vitit të parë deri të katërtin dhe mirë kaluarm.Po realisht kemi pasur pak vështirësi, për shkak që siç e dimë, mësimi jo me prezencë fizike ishte pak i vështirë për ne, sepse koncentrimi nuk ishter maksimal, siç ishte përderisa ishte siç ishmi në shkollë, por gjithsesi mendoj se ia kemi dalur dhe kemi kaluar mjaft mirë”.

Ndërkaq, sipas të dhënave të Qendrës shtetërore të provimeve, nga numri i përgjithshëm i aplikantëve, 6750 janë nga arsimi i mesëm, 8598 nga arsimi i mesëm profesional dhe 272 nga arsimi i mesëm artistik. Provimit të Gjuhës dhe letërsi maqedonase i janë nënshtruar  10.768 nxënës, Gjuhë dhe letërsi shqipe 4380 dhe gjuhë dhe letërsi turke 357 maturantë.  Ndërsa testimi i provimit të dytë eksternë  është caktuar për datën 10 qershor.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING