Osmani: Keqardhje për viktimat nga të shtënat në shkollën “Vlladisllav Ribnikar” në Beograd

Osmani: Keqardhje për viktimat nga të shtënat në shkollën “Vlladisllav Ribnikar” në Beograd

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në Beograd ka shprehur ngushëllimet për rastin tragjik në shkollën “Vlladisllav Ribnikar”.
“Pamjet e krismave ende tronditin dhe në mënyrë të pakthyeshme e kanë ndryshuar realitetin. Të gjithë i ndjejmë këto ndryshime. Të ballafaquar me këtë tragjedi të paimagjinueshme, e një rëndësie thelbësore është që ne të bashkohemi për të ndarë humbjen dhe dhimbjen dhe për të ofruar mbështetje të prekurve nga ngjarja. Vetëm në këtë mënyrë do të konfirmojmë se jemi të gatshëm të parandalojmë incidente të tilla të tmerrshme që mos të ndodhin në të ardhmen.
Dhimbjen që e ndjejnë familjet, jeta e të cilëve u ndryshua përgjithmonë nga ky akt është i pamatshëm. Por ata nuk janë vetëm. Së bashku me OSBE-në ofrojmë forcë dhe solidarizohemi me pikëllimin e të gjithëve.
Le të jetë kujtimi i viktimave një nxitje për të gjithë ne që të punojmë fort për një të ardhme më të sigurt, ku shkollat janë simbol i dijes dhe i miqësisë”, ka shkruar Osmani, raporton SHENJA.

MARKETING