(VIDEO) Mexhiti: Lobi i Grupit të kazinove ka marrë përpara Ali Ahmetin dhe BDI-në

(VIDEO) Mexhiti: Lobi i Grupit të kazinove ka marrë përpara Ali Ahmetin dhe BDI-në

Duke i shkarkuar  njerëzit tanë nga pozitat qeveritare, ata kanë menduar se do të zbehet “Grupi i Zjarrit”, mirëpo kjo ka shkaktuar edhe më shumë  pakënaqësi tek strukturat e Bashkimit Demokratik për Integrim. Kështu deklaroi për Televizionin Shenja,  nënkryetari i BDI-së dhe njiher edhe njëri ndër kryesorët e “Grupit të Zjarrit”, Izet Mexhiti.

Sa i përket disa zërave në opinion se të njejtit do të përjashtohen tërësisht nga partia, Mexhiti tha se me paraqitjen e mendimit  ndryshe, të gjithë funksionarët që kanë shprehur këtë mendim ndryshe, janë ballafaquar me diferencim politik, ose janë shkarkuar  nga pozitat e tyre, që siç tha ai, edhe pse janë kontribues në fitoret e BDI-së. Ai gjithashtu tha se këto ish funksionarë nga ky grup, janë shkarkuar  nga BDI-ja,  pa asnjë arsyetim  seriozë, e vetmja arsye siç thotë Mexhiti, ka qenë se nuk pajtohen me këto politika dhe kanë shprehur pakënaqësitë e tyre.

IZET MEXHITI,NËNKRYETAR I BASHKIMIT DEMOKRATIK PËR INTEGRIM

“Madje këto ditë kanë mbajtur edhe mbledhje të fshehur prej 33 anëtarëve, vetëm 7-8 anëtarë dhe tema kryesore ka qenë, se çfarë të bëjmë me “Grupin e Zjarrit”, d.m.th ka mbledhur opinione kryetari dhe aty nga 7 antarë, nja 5 prej tyreve  janë të ekzekutivit,  një lobi i grupit të kazinove, të cilët fatkeqësisht e kanë marrë përpara kryetarin Ali Ahmetin, e dezinformojnë për terrenin, për situatën dhe kanë arritur ta devijon BDI-në, nga një subjektë i luftës në një subjekte të kazinove dhe dukurive dhe tjetërsimeve tjera”.

Izet Mexhiti nuk përjashton mundësinë të ketë vendime të tilla, siç thot ai, jo demoraktike, ai tha se mund të ketë edhe veprime të tilla, që e hudhin gurin dhe e fshehin dorën, por, Mexhiti tha se ata ditën e zgjedhjeve do të ballafaqohen me votuesit.

IZET MEXHITI, NËNKRYETAR I BASHKIMIT DEMOKRATIK PËR INTEGRIM 03.41

“Ne kemi bërë përpjekje maksimale deri më tani dhe vazhdojmë pra ti bëjmë, që mos të kontribuojmë në defaktorizimin apo përçarjen e shqiptarëve, mirëpo përgjegjësin  më të  madhe e ka zotri Ali Ahmeti, me vet faktin që ka përjashtu një pjesë të konsiderueshme , mes të cilave përmes anketave sillet prej 25 deri në 40 përqindë të elektoratit të BDI-së me Grupin e Zjarrit dhe ta anashkalosh nga vendimarrje dhe ta ndëshkosh dhe ta persekutojshë, pra gjatë qeverisjes, doemos sjellë një paknaqësi, e cila përqan BDI-në dhe një BDI e përçarë nuk mundë të pretendonë për bashkimin e shqiptarëve apo për frontin evropian”

Se a do të përjashtohen nga partia “Grupi i Zjarrit”, Televizioni Shenja tentoi të marrë përgjigje edhe nga BDI-ja e Ali Ahmetit, por të njejtit ishin të pa kapshëm.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

 

MARKETING