Sot Shkupi-Shkëndija, vendasit hapin vetëm një tribunë për spektatorët

Sot Shkupi-Shkëndija, vendasit hapin vetëm një tribunë për spektatorët

Sot nga ora 17:00 në Çair luhet derbi i madh i futbollit vendor kur Shkupi pret Shkëndijën në duelin e xhiros së 31-të të Ligës së Parë të futbollit në Maqedoni.

Si zakonisht duelet mes këtyre dy ekipeve tërheqin vëmendje të madhe të publikut, mirëpo sot nga FC Shkupi kanë vendosur të hapin vetëm njërën tribunë.

Postimi i FC Shkupi:

NJOFTIM
Të nderuar dashamirë dhe tifozë të futbollit.
Duke marrë parasysh se sot luhet ndeshja FC Shkupi – KF Shkëndija, në kuadër të javës së 31-t, dhe interesimi është shumë i madh për të parë këtë ndeshje, por shkaku i sigurisë, në përdorim do të jetë vetëm tribuna e vjetër.
Ndeshja FC Shkupi – Shkëndija fillon në ora 17:00.

MARKETING