Terreni i keq në Strumicë bën që finalja e Kupës, Struga-Makedonija Gj.P. të luhet në Shkup

Terreni i keq në Strumicë bën që finalja e Kupës, Struga-Makedonija Gj.P. të luhet në Shkup

Derisa shkaku i punimeve në terrenin e Arenës “Todor Proeski” u mendua që këtë vit finalja e Kupës së Maqedonisë ndërmjet Struga Trim&Lum dhe Makedonija Gj.P. do të luhet në Strumicë, këta të fundit megjithatë humbin shansin të presin duelin e vlefshëm për njërin prej trofeve në futbollin vendor.

Gjendja e terrenit në stadiumin “Mladost” në Strumicë ka bërë që Komisioni për Gara pranë Federatës së Futbollit të Maqedonisë të vendos që ndeshja megjithatë të luhet në Shkup, mirëpo jo në arenën “Todor Proeski” por në terrenin kryesor të kompleksit “Petar Milloshevski” pranë FFM-së.

Dueli final ndërmjet Struga Trim&Lum dhe Makedonija Gj.P. do të luhet më 20 maj, që do të jetë hera e parë në historinë e vendit finalja të luhet në stadiumin e Federatës së Futbollit të Maqedonisë në lagjen Lisiçe të Shkupit.

MARKETING