Milani gabon ndaj Cremoneses, rrezikon Evropën

Milani është ndalur sonte në ”San Siro” nga skuadra e Cremoneses.
Kuqezinjët nuk arritën më shumë se një barazim 1-1, shkruan IndeksOnline.
Mysafirët kaluan të parët në epërsi me golin e Okereke në minutën e 77-të.
Milani arriti të barazonte rezultatin me golin e Messias në 90+3.
Rosonerët kanë bërë një hap mbrapa në luftën për Top 4, duke mbetur në vendin e gjashtë me 58 pikë, kurse Cremonese renditet në vendin e 19-të me 21 pikë.