‘Telashet’ nuk kanë fund për Bajern Mynih, policia pushton zyrat e klubit dhe “Allianz Arena

‘Telashet’ nuk kanë fund për Bajern Mynih, policia pushton zyrat e klubit dhe “Allianz Arena

Policia gjermane ka pushtuar stadiumin “Allianz Arena”, si edhe zyrat e klubit. Dyshimet e para janë për pastrim parash.

Sipas asaj që raporton gjermania “Bild”, zyra federale e Policisë Kriminale në bashkëpunim me zyrën e Policisë Kriminale të Bavarisë, po bëjnë kontrolle për të gjetur prova të mundshme në lidhje me dyshimin për pastrim parash dhe ku përfshihet një oligark rus, Alisher Osmanov.

Usmanov është një mik i presidentit të nderit, Uli Hënes dhe marrëdhënia mes tyre është shumë e ngushtë. Kjo ka bërë që të ketë dyshime që Usmanov të ketë lëvizur paratë e tij, në mënyrë që të shmangë taksat që duhet të paguajë.

Dyshimet vijnë edhe për shkak se klubi bavarez i ka dhuruar shpesh herë bileta për të ndjekur ndeshjet falas oligarkut rus Osmanov.

MARKETING