Real Madridi deklason Almerian

Real Madridi deklason Almerian

Reali i Madridit fitoi 4-2 ndaj Almerias në një sfidë ku spikati Karim Benzema me tregolësh.

“Los Blancos” e zhbllokuan në “Bernabeu”, në kuadër të javës së 32-të të La-Ligas.

Në minutën e katërt, një aksion i nisur thuajse nga zona e Realit u përmbyll me golin e Karim Benzemasë, që nuk mund të bentë ndryshe pas asistit të marrë nga Vinicius Junior, 1-0.

Në minutën e 17-të, erdhi goli i dytë i Realit i shënuar po nga sulmuesi francez. Edhe këtë herë merita kryesore shkon për asistuesin, që ishte sërish brazilian: Rodrygo.

Reali nuk e ndal vrullin edhe pas epërsisë së dyfishtë. Në fundin e pjesës së parë, Benzema shënoi të tretin personal me 11-metërsh.

 

Ndërsa në kohën shtesë të fraksionit të parë, Lazaro shkurtoi diferencën në 3-1.

Nis me gol pjesa e dytë, Rodrygo shpalos talentin e tij me një goditje të saktë nga jashtë zonës, 4-1.

Në minutën e 61-të, një pasiguri në mbrojtje e futbollistëve të Realit u shfrytëzua nga Robertone, 4-2.

 

MARKETING