Arrestohet 14-vjeçari që dyshohet për vrasjen e shtetasit të Maqedonisë në Bullgari

Arrestohet 14-vjeçari që dyshohet për vrasjen e shtetasit të Maqedonisë në Bullgari

Është arrestuar djali 14-vjeçar që dyshohet se ka vrarë një shtetas 49-vjeçar të Maqedonisë së Veriut, në resortin turistik Bregu i Diellit, njofton policia në Burgas. Trupi i pajetë i të ndjerit u gjet dje në zonën pyjore pranë një lokali në zonën turistike. Është konstatuar se shtetasi i RMV-së ka hyrë në Bullgari më 24 janar përmes pikës kufitare Gjueshevë, përkatësisht është larguar nga Maqedonia nga Deve Bair. Policia ka deklaruar në hetim se 14-vjeçari i dyshuar për vrasje është nga Nesebari.

MARKETING