Putin: Centrali ‘Akkuyu’, projekti më i madh në marrëdhëniet Turqi-Rusi

Putin: Centrali ‘Akkuyu’, projekti më i madh në marrëdhëniet Turqi-Rusi

Presidenti rus Vladimir Putin e quajti termocentralin bërthamor “Akkuyu” projekti më i madh në marrëdhëniet turko-ruse, raporton Anadolu.

“Theksoj se ky është një projekti kryesor. Ai sjell përfitime reciproke ekonomike dhe, natyrisht, ndihmon në forcimin e partneritetit të shumanshëm midis dy shteteve tona, i cili bazohet në parimet e fqinjësisë së mirë, respektit të ndërsjellë dhe konsiderimit të interesave të njëri-tjetrit”, tha Putin gjatë një fjalimi virtual në ceremoninë e ngarkimit të parë të karburantit bërthamor në uzinë.

Duke vënë në dukje se Rusia dhe Türkiye synojnë të zhvillojnë më tej marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare, Putin tha se vendi i tij me siguri do të vazhdojë të sigurojë Türkiyen me burime energjetike, kryesisht gaz natyror.

“Ky është produkt i shtrenjtë sot dhe do të rritet në çmim, ndërsa Türkiye do të gëzojë avantazhin e energjisë së saj bërthamore dhe energjia bërthamore, siç e dini, është një nga më të liratİö tha gjithashtu Putin, duke shtuar se Rusia me gjasë do të furnizojë Türkiyen me më pak gaz natyror pasi termocentrali “Akkuyu” të arrijë kapacitetin maksimal.

Putin vlerësoi gjithashtu homologun e tij turk Recep Tayyip Erdoğan, i cili gjithashtu mori pjesë në ceremoni nëpërmjet telekonferencës, duke thënë se zbatimi i projektit do të ishte i pamundur pa të.

“Siç e dimë, në projekte të tilla në shkallë të gjerë gjithmonë ka disa vështirësi administrative, nevoja për të kapërcyer disa procedura dhe e gjithë kjo është bërë me përpjekje të përbashkëta”, tha ai.

Centrali “Akkuyu”, që pritet të ketë një kapacitet të instaluar prej 4.800 megavatë dhe katër reaktorë, do të fillojë prodhimin e energjisë më vonë këtë vit.

MARKETING