Interi e mposht Juventusin, kualifikohet në finale të Kupës së Italisë

Interi e mposht Juventusin, kualifikohet në finale të Kupës së Italisë

Interi është finalisti i parë i Kupës së Italisë për këtë edicion.

Zikaltrit triumfuan në shtëpi 1:0 ndaj Juventusit, duke u kualifikuar tutje me rezultat të përgjithshëm 2:1.
Ndeshja e parë e cila u mbyll baraz 1:1 la gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit.
Ishte një gol i hershëm që vendosi finalistin e parë.
Dimarco realizoi në minutën e 15-të pas asistit nga Barella, për t’ia dhuruar fitoren dhe kualifikimin në finale Interit.

Ekipi i drejtuar nga Simone Inzaghi në finale do ta pres fituesin e duelit Cremonese-Fiorentina.

Dueli i parë u mbyll me fitore 2:0 të Fiorentinas.

MARKETING