Ancelotti pas eliminimit të Chelseat: Jemi shumë të lumtur, do të luftojmë për të arritur në finale

Ancelotti pas eliminimit të Chelseat: Jemi shumë të lumtur, do të luftojmë për të arritur në finale

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka thënë se ndihet shumë të lumtur pasi kanë eliminuar Chelsean dhe kanë arritur në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

MARKETING

Real Madridi ka fituar me rezultat 2-0 në udhëtim te Chelsea në ndeshjen kthyese, për të kaluar tutje me rezultat të përgjithshëm 4-0.

Ky kualifikim tutje ka bërë që trajneri Ancelotti të ndihet i lumtur me arritjen e ekipit të tij, por që synojnë finalen e madhe.
“Ne jemi shumë të lumtur që jemi në një tjetër gjysmëfinale. Do të luftojmë për të arritur në finale”, ka thënë fillimisht Ancelotti pas ndeshjes.

“Ishte një ndeshje e vështirë, siç pritej. Chlesea luajti një pjesë të parë të shkëlqyer. Thibaut Courtois na ndihmoi të mbajmë barazim”.
“Pjesa jonë e dytë ishte më e mirë, ne ishim në gjendje ta lëviznim topin mirë”.
Ancelotti foli edhe për një finale Milan-Real Madrid.

“Mendojmë për veten. Jam i lumtur për Milanin që arriti në gjysmëfinale, por pak i trishtuar për Napolin që gjithashtu e dua”, përfundoi trajneri i Real Madridit.

MARKETING