Struga dhe Shkëndija fitojnë bindshëm, vazhdon lufta për kreun

Struga dhe Shkëndija fitojnë bindshëm, vazhdon lufta për kreun

Struga Trim Lum dhe Shkëndija kanë regjistruar fitore bindëse në xhiron e 27-të në elitën e futbollit vendor. Liderja aktuale, në shtëpi mundi me shifra të thella 6:2 Pobedën, përderisa Shkëndija në Tetovë triumfoi me shifra 4:1 ndaj Tikveshit.

Në ndeshjet tjera, Rabotniçki mundi Skopje me rezultat minimal 1:0, ndërsa dy takimet Makedonija Gjorçe Petrov – Akademia Pandev dhe Sileksi – Bregallnica u mbyllën me barazime pa gola.

MARKETING