Publikohen emrat e pjesëmarrësve në grupin punues për ndryshimet kushtetuese
Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se deri në afatin e djeshëm në adresën e tyre nga partitë parlamentare kanë ardhur këto propozime për pjesëmarrje në grupin punues për ndryshime kushtetuese.
Cvetanka Ivanova-LSDM
Arbër Ademi-BDI
Remzi Mehmedi-Aleanca për Shqiptarët
Sonja Mirakovska-PRSD
Nano Ruzhin-PLD
Hrista Najdanov-RDM
Temellko Risteski-Partia e Pensionistëve
Rametulla Kuqi-PDSH
Eran Kurtish-Partia për Lëvizjen e Turqve
Bejxhan Iljas-Partia Demokratike e Turqve
Propozimet nga institucione:
Alleksandar Spasov-Kabineti i Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut
Dragan Tillev-Sekretariati për Çështje Evropiane
Shpend Sadiki-Ministria e Punëve të Jashtme
Emrat e ekspertëve të cilët do të jenë pjesë e grupit punues për përgatitjen e ndryshimeve kushtetuese do të shpallen deri në fund të javës.
Ky trup punues është formuar nga Ministria e Drejtësisë, e cila e ka për detyrë nga Qeveria të përgatisë propozim-iniciativën për nevojën e ndryshimeve kushtetuese. Qeveria është propozuese e ndryshimeve kushtetuese. Pas përgatitjes së ndryshimeve, propozimi do të kalojë në të gjitha trupat punuese në korniza të Kuvendit. Paralelisht do të mbahen diskutime publike profesionale në të cilat ekspertë, parti, organizata të shoqërisë civile dhe institucione të tjera do të mund të shprehin qëndrimet e tyre.