Chelsea dominon, por merr një vetëm një pikë ndaj Liverpool

Chelsea dominon, por merr një vetëm një pikë ndaj Liverpool

Chelsea vijon të vuajë mungesën e rezultateve pozitive, ndërsa e mbylli ndeshjen e prapambetur të raundit të tetë të Premier League, ku përballë kishte Liverpool, në barazim pa gola.

“Blutë e Londrës” ishin të pafat mbrëmjen e kësaj të marte, pasi gjeti rrugën drejt rrjetës dy herë dhe të dy golat u anuluan për pozicion jashtë loje në minutën e 26’ dhe për prekje të topit me dorë në minutën e 50’.

Chelsea, që këtë mbrëmje u drejtua nga Saltor, dominoi të gjithë takimin, por nuk ia doli ta mbyllte sfidën me tri pikë.

Pas këtij takimi Chelsea renditet në vend të 11-të me 39 pikë, teksa Liverpool në vend të tetë me 43 pikë.

 

MARKETING