‘Bota në fokus’ – Bali, pse është kaq i veçantë ky ishull në Indonezi!?

‘Bota në fokus’ – Bali, pse është kaq i veçantë ky ishull në Indonezi!?

Ekziston një vend në botë ku temperatura është konstante në çdo stinë të vitit. Në fakt nuk ka stinë atje, ishulli Bali shquhet për dy sezone: sezoni i shirave dhe sezoni i thatësisë. Ky ishull gjendet në Indonezi dhe është njëri nga më shumë se 6 mijë ishujt që përbërjnë tërësinë e Indonezisë si shtet. Indonezia shtrihet në udhëkryqin më të rëndësishëm të botës, në mes kontinentit të Azisë dhe Australisë. Me një popullsi prej 240 milionë banorëve, Indonezia ka popullsinë më të madhe islame në botë. Bali është ishulli i vetëm indonezian që nuk është konvertuar në Islam. Rreth 90% e popullsisë së tij 4.5 milionëshe janë budistë dhe vetëm 10% janë muslimanë.

Dëshmia e hershme pë prezencën e islamit në Indonezi daton që nga shekulli 13, dhe deri në shekullin 16 u bë feja dominuese në vend. Sikurse Malajzia, edhe Indonezia iu nënshtrua kolonializmit perëndimor për shekuj me radhë. Fillimisht u pushtua nga portugezët në shekullin 16, ndërsa më vonë edhe nga holandezët. Me një ekonomi të zhvilluar, Indonezia radhitet në vendin e 16 në botë për nga fuqia ekonomike, ndërsa është anëtare e G-20-ës, pra 20 vendeve më ekonomi më të zhvilluar në botë.

Avdi Bakiju /SHENJA/

MARKETING