Kovaçevski: Kemi mbështetjen e plotë të BE-së

Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se Qeveria e Maqedonisë së Veriut dhe ai në periudhën e ardhshme do të bëjnë të gjitha përpjekjet për realizimin me sukses të të gjitha aktiviteteve të nevojshme për të dinamizuar më tej procesin e anëtarësimit në BE.
MARKETING
DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMINISTËR
“Sot, me partnerët tanë evropianë, patëm mundësinë të bëjmë një pasqyrë të situatës, të përcaktojmë progresin e bërë në vend, si dhe reformat e zbatuara në përgatitje për anëtarësimin tonë në Union. Mund të them plotësisht dhe me përgjegjësi se kemi mbështetjen e plotë të BE-së me një përkushtim të qartë për sukses në hapin tonë të ardhshëm në procesin e integrimit evropian për një proces dinamik negociues dhe për anëtarësim të plotë në BE”.