(VIDEO) Paga minimale do të jetë 20 175 denarë

(VIDEO) Paga minimale do të jetë 20 175 denarë

Paga minimale në Maqedoninë e Veriut do të rritet për 2 175 denarë dhe do të jetë 20 175 denarë. Ky vendim është marrë në takimin e Këshillit Ekonomiko-Social. Kryeministri Dimitar Kovaçevski, deklaroi se me rritjen e pagës minimale ata po e mbajnë premtimin e tyre.

Dimitar Kovaçevski, kryeministër

Duke filluar nga muaji prill rroga minimale në shtet do të jetë më e lartë për 2 175 denarë dhe nga 18 mijë denarë, do të rritet në 20 175 denarë. Kjo do të thotë rritje mbi 12% të rrogës minimale. Çdo punëtor muajin e ardhshëm do ta marrë këtë rrogë si minimale”

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, tha se në përputhje me metodologjinë e re e cila është miratuar në mars 2022 është sjellë vendimi për rrogën minimale.

Jovanka Trençevska, ministër e Punës dhe Politikës Sociale

“Si kemi ardhur deri tek kjo shumë,. 50% nga rritja e  inflacionit, gjegjësisht nga rritja e shpenzimeve për jetë është 7.1%, gjegjësisht shpenzimet për jetë për vitin 2022 kanë qenë 14.2% të konfirmuar nga Enti Shtetëror për Statistika, që do të thotë 50% nga kjo përqindje është 7.1% dhe rritja e neto pagave në vitin 2022 është 10.9%, gjegjësisht 50% nga kjo është 5.45%. Që donë të thotë se rroga minimale në vitin 2023 rritet për 12,55% dhe kjo nënkupton se në shtet me pagesën e muajit mars, nuk do të ketë rrogë më të ulët nga 20 175 denarë”,

Zv/kryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, tha se gëzohet që ka ardhur dita që caktimi i rrogës minimale të mos jetë lëndë e bisedimeve, kërcënimeve dhe fitimit të pikëve politike.

Fatmir Bytyqi, zv/kryeministër për çështje ekonomike

“Kjo është rezultat i kujdesit të Qeverisë për të gjithë kategoritë e qytetarëve. Të sigurojmë standard për qytetarët dhe përkrahje të fuqisë blerëse për qytetarët tonë. Kjo është rruga e vetme e drejt për të siguruar drejtësi sociale”

Përfaqësuesit e sektorit të biznesit thanë se do ta respektojnë vendimin për pagën minimale dhe se qëllimi i tyre është motivimi i punëtorëve dhe rritje edhe më të madhe të rrogave.

Enis Murtezi /SHENJA/

MARKETING