Ministrja Trençevska shpjegon se si kanë arritur që paga minimale të jetë 20 175 denarë

Ministrja Trençevska shpjegon se si kanë arritur që paga minimale të jetë 20 175 denarë

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, tha se në përputhje me metodologjinë e re e cila është miratuar në mars 2022 është sjellë vendimi për rrogën minimale.

“Kjo do të thotë se kemi rritje të vazhdueshme të pagave dhe për këtë viti paga neto minimale është 20 175 denarë, ndërsa bruto nga marsi 2023 do të jetë 29.739 denarë. Si kemi ardhur deri tek kjo shumë,. 50% nga rritja e  inflacionit, gjegjësisht nga rritja e shpenzimeve për jetë është 7.1%, gjegjësisht shpenzimet për jetë për vitin 2022 kanë qenë 14.2% të konfirmuar nga Enti Shtetëror për Statistika, që donë të thotë 50% nga kjo përqindje është 7.1% dhe rritja e neto pagave në vitin 2022 është 10.9%, gjegjësisht 50% nga kjo është 5.45%. Që donë të thotë se rroga minimale në vitin 2023 rritet për 12,55% dhe kjo nënkupton se në shtet me pagesën e muajit mars, nuk do të ketë rrogë më të ulët nga 20 175 denarë”, ka thënë Trençevska, raporton SHENJA.

MARKETING