Komunikacioni në mbarë vendin zhvillohet pa pengesa
Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pandërprerë, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
Nga Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM) rekomandojnë vozitje të kujdesshme dhe respektim të sinjalistikës rrugore.