Me zhvillimet e fundit po ngjason se kryetar i BDI-së është de fakto Artan Grubi, ndërsa de jure është Ali Ahmeti, tha Mexhiti
Me zhvillimet e fundit po ngjason se kryetar i BDI-së është de faktor Artan Grubi, ndërsa de jure është Ali Ahmeti. Kështu tha, nënkryetari i BDI-së, Izet Mexhiti, në emisionin “Intervistë në SHENJA”. Ai tha Artani po merr të drejtën për të treguar se çfarë degë do të kemi, çfarë figura do të kemi në të ardhmen.
“Edhe sa vjet i kanë mbetur Ali Ahmetit si kryetar partie, ky merr drejtë tani para opinionit edhe këtë e tha se kinse paska lobuar për të më bërë kryetar dege”, tha Mexhiti.
Ai tha se ata nuk shkojnë në ofendime personale ngase njihen mes vete.
“Njërin e kam shok klase, tjerët janë prurjet e mia në BDI, disa i kam marrë nga partitë tjera disa nga OJQ-të, me emra me mbiemra, prej te Artani, Bujari, Ilmi Sleami, Adrian Muça e shumë tjerë. Që kanë qenë vlerë e shtuar e BDI-së në Çair dhe Shkup”, u shpreh Mexhiti, duke shtuar se reagimet e BDI-së tani janë të ashpra. //SHENJA/