Spasovski për vrasjen e dyfishtë: Me siguri është përleshje e grupeve kriminale!

Spasovski për vrasjen e dyfishtë: Me siguri është përleshje e grupeve kriminale!

Ministri i Punëve të Brendshme, Olvier Spasovski sonte ka komentuar vrasjen e dyfishtë që ndodhi në Çarshinë e Vjetër të Shkupit. Ai tha se me siguri motivi ka qenë përleshja në mes bandave kriminele.

“Hetimi kërkon që konfirmohen faktet dhe argumentet si dhe sigurimi i provave dhe në atë drejtim është duhet u zhvilluar hetimi, së bashku me Prokurorin dhe gjithçka që do të konfirmohet si fakt, provë dhe argumente me kohë do të prezantohet para opinionit, kështu që asnjë hetim të tillë që është komplekse nuk mund ta udhëheqim në opinion dhe me mediumet. Gjithsesi ato janë struktura kriminele dhe njëra nga motivet është përleshja- nëse është në vet grupin e tyre kriminal ose ndërmjet strukturave, këtë do ta zbulojë hetimi. Edhe më herët kanë ekzistuar raste të tilla”, ka thënë Spasovski, raporton SHENJA.

MARKETING