(VIDEO) Transportuesit privat dhe qyteti i Shkupit merren vesh për borxhin

(VIDEO) Transportuesit privat dhe qyteti i Shkupit merren vesh për borxhin

Më në fund gjejnë gjuhë të përbashkët transportuesit privat dhe qyteti i Shkupit. Anëtari i shoqatës së transportuesve privat, Jovica Zafirovski, deklaroi se kanë rënë dakord me kryetaren e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, për të gjitha detajet, nga pagesa e borxhit prej 1,5 milionë euro nga NQP-ja, deri  në shpalljen e thirrjeve publike. Në konferencën e sotme për media, Zafirovski informoi se thirrjet publike për të gjitha linjat do të shpallen të premten ose të hënën.

JOVICA ZAFIROVSKI, ANËTAR I TRANSPORTUESVE PRIVAT

“Do të regjistrohemi të gjithë në atë thirrje publike, nuk ka pse të mos regjistrohemi, kushtet na përshtaten. Presim që deri më datë 20 të këtij muaji të fillojmë me punë . Do të jenë tri thirrje publike, pra tri pako dhe të gjitha linjat do të mbulohen, por me një rishpërndarje të re”.

Zafirovski tha se deri më tani nuk kanë nënshkruar asgjë, por e gjithë kjo marveshje është bërë  gojarisht.

Kujtojmë, se disa muaj më parë Danella Arsovksa pati mohuar se ju kanë borxh transportuesve privat, e kjo bëri që transportuesit privat, në shenjë proteste  me 300 autobusët e tyre, të paralizojunë kryeqytetin, duke i bllokuar disa nga udhqëkryqet më kryesore, ndërsa kjo shkaktoi kaos në qytet dhe nga atëherë ende janë pasojat të freskëta, pasi ata ende nuk  qarkullojnë. Të vetmit autobusa për momentin që qarkullojnë janë të NQP-së, ndërsa nëpër stacionet e autobusëve po krijohet rrëmujë e madhe.

Ndërkohë, kryetarja  Danella Arsovka, fitoi zgjedhjet me premtimin për transport publik të shpejtë, efikas dhe falas, si dhe me blerjen e 250 autobusëve ekologjikë .

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING