Alarme për bomba në 31 shkolla në Shkup
Në adresat elektronike të 31 shkollave në Shkup mëngjesin e sotëm është dërguar kërcënim për mjet shpërthyes, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).
Menjëherë pas marrjes së denoncimeve, janë ndërmarrë masa për evakuim të sigurt të objekteve ku dhe zhvillohen kontrolle anti-terroristike.