Seanca gjyqësore për Zhan Mitrevin është shtyrë për më 5 prill

Seanca gjyqësore për kardiokirurgun Zhan Mitrev është shtyrë për më 5 prill, me këkesë të mbrojtjes, për shkak të nevojës për kompletim të ekipit juridik të mbrojtjes.
MARKETING
Në Gjykatën penale në Shkup sot duhej të fillonte gjykimi për kardiokirurgun Zhan Mitrev dhe spitlain e tij privat.
Prokuroria themelore publike – Shkup parashtroi aktakuzë kundër mjekut Zhan Mitrev, si person fizik dhe Propozim të prokurorisë kundër spitalit të tij, si person juridik, për veprën e vazhduar penale “mashtrim” nga neni 247 i Kodit penal.
Siç informuan nga PTHP Shkup për këtë lëndë, nuk bëhet fjalë për “mashtrim të pacientëve”, përkatësisht ndërgjegjshmëria dhe pandërgjegjshmëria e mjekimit nuk është lëndë e kësaj vepre penale, por për mashtrim klasik, përkatësisht mbulim të fakteve kyçe në rpaort me hemifiltrimin, metodë për të cilën pacientët nuk ishin qartë të informuar për të gjitha efektet e saj pozitive dhe negative, me çka ata u sollën në hamendje, ndërkaq me qëllim të përfitim kundërligjor të dobisë pronësore.
Lënda është formuar pas zërave të arritur, pasi që IRL vitin e kaluar e publikoi dokumentarin “Gjaku i papastër”, në të cilin zbardhi se spitlai privat “Zhan Mitrev” u ka marrë pacientëve shuma të larta parash për hemofiltrim gjatë mjekimit nga Kovid-19, pas çka ishte hapur edhe lënda në PTHP Shkup