Debati kuvendor për rikonstruimin e Qeverisë vazhdon javën e ardhshme

Të hënën në mesditë do të vazhdojë debati kuvendor për Propozimin për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Qeverisë, në kuadër të seancës së 104-të.

Debati për këtë pikë të rendit të ditës filloi të enjten pasi të njëjtën ditë, pas dhjetë ditësh diskutime, me propozim të Qeverisë u shkarkuan tre ministrat e Alternativës – për Shëndetësi Bekim Sali, për Shoqëri Informatike dhe Administratë Admirim Aliti dhe për Diasporë Xhemail Çupi.

MARKETING