Të hënën Kuvendi do të vazhdojë me seancën për zgjedhjen e ministrave të rinj

Të hënën Kuvendi do të vazhdojë me seancën për zgjedhjen e ministrave të rinj

Kuvendi të hënën do të vazhdojë debatin pas seancës së 104-të për Propozimin për zgjedhjen e anëtarëve të Qeverisë. Deputetët vazhduan punën edhe pas orës 18:00, ndërsa pas disa fjalimeve dhe vërejtjeve, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi e ndërpreu seancën. Për shkak të festave të ardhshme fetare, ai bëri të ditur se Kuvendi do të rifillojë punën pas kësaj seance të hënën.

MARKETING

Description of image

Deputeti Borislav Kërmov nga e Majta gjatë debatit iu referua fjalës së kryeministrit Dimitar Kovaçevski dhe ndër të tjera vlerësoi se nuk e kupton arsyetimin për rotacionin e Alternativës me Aleancën për Shqiptarët në koalicionin qeveritar. Sipas tij, arsyetimi i pretenduar se synimi është një koalicion evropian etj, nuk qëndron, në përmbledhje, bëhet fjalë për një blerje klasike “qeveritare dita-ditës”, dhe siç tha ai, peng i plotë i LSDM-së nga BDI-ja.

Sipas tij, “LSDM tashmë de fakto është partner i pakicës, numri i deputetëve nuk është relevant dhe shumica e ministrive nuk janë në duart e tyre”. “Mbi 90 për qind të institucioneve kyçe i mban BDI-ja, për LSDM-në janë vetëm thërrimet, padyshim motivimi i vetëm është vazhdimi i bizneseve”, thotë Kërmov.

BDI, nga ana tjetër, sipas tij, tani ka dy probleme, i pari është të pengojë bashkimin e opozitës shqiptare dhe i dyti është fraksioni i brendshëm. Hyrja e ASH-së në Qeveri thuhet se do të jetë për një vit dhe më pas kjo parti do të delegjitimohet. “Për fraksionin e brendshëm, i cili ka tre deputetë me hyrjen e Aleancës, fuqia e zjarrit është zvogëluar dhe pothuajse nuk kanë pushtet dhe tani BDI mund t’i përkushtohet spastrimit të brendshëm”, tha Kërmov.

Arta Bilalli Zendeli nga BDI i replikoi për qëndrimet e shprehura për problemet në parti.

“BDI -jamund të ketë jo dy, njëmijë probleme, por sa të merresh me BDI-në, rejtingu i partisë vetëm do të rritet. Dhe në fund do të vijnë zgjedhjet ku të gjithë do të marrim atë që meritojmë”, tha Bilalli Zendeli.

Me rikonstruimin e Qeverisë, Krenar Loga është propozuar ministër i Drejtësisë, Fatmir Mexhiti ministër i Shëndetësisë, Azir Aliu Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës dhe Kaja Shukova për Ministër të Mjedisit  Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Debati për zgjedhjen e ministrave të rinj ka nisur dje, pas një debati 10-ditor, janë shkarkuar ministrat e Alternativës, të Shëndetësisë Bekim Sali, të Shoqërinë Informatike dhe Administratës Admirim Aliti dhe ministri pa portofol për diasporën Xhemail Çupi.

Në seancën e 104-të pas zgjedhjes së ministrave duhet të diskutohet dhe votohet për shkarkimin e pesë zëvendësministrave dhe të emërohen të rinj.

MARKETING