Edhe alarmet e sotme për bomba ishin të rrejshme

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se edhe alarmet e sotme për bomba në 8 shkolla në Shkup dhe një në Prilep janë të rreme.

Menjëherë pasi ishin pranuar denoncimet, nga nëpunësit e policisë janë marrë masa dhe aktivitete adekuate, janë kryer kontrollet e nevojshme nga ekipet antiterroriste dhe është konfirmuar se bëhet fjalë për alarme të rreme.

Në adresat elektronike në 18 shkolla në Shkup dhe një në Prilep sot ishin dërguar kërcënime për kurdisje të mjeteve shpërthyese.

Gjatë ditëve të kaluara çdo ditë ka alarme të reja për bomba në shkolla.

MARKETING