Real Madridi doli me dy lojtarë të dëmtuar nga fitorja ndaj Liverpoolit

Real Madridi shënoi fitore ndaj Liverpoolit në Anfield me rezultat 5-2, duke bërë hap të madh drejt çerekfinales.
Por nga kjo ndeshje dolën të lënduar dy nga yjet e skuadrës.
Los Blancos kanë konfirmuar fillimisht lëndimin e David Alabas në biceps, ku ai pritet të mungojë për një muaj dhe do të humb edhe El Clasicon në Kupën e Mbretit.
“Pas analizave të kryera sot tek David Alaba nga shërbimet mjekësore të Real Madridit, është konstatuar se lojtari ka një dëmtim muskulor të bicepsit të femorisit të djathtë. Përparimi i tij duhet të monitorohet”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu, edhe Rodrygo është lënduar dhe do të mungojë për dhjetë ditë. Ai do të humbasë derbin e Madridit dhe me shumë mundësi ndeshjen e parë të El Clasicos në Kupën e Mbretit.