(VIDEO) Bytyqi: Çmimet u ngritën në mënyrë spekulative

(VIDEO) Bytyqi: Çmimet u ngritën në mënyrë spekulative

Zëvendëskryeministri për Çështje Еkonomike, Fatmir Bytyqi duke folur për gjendjen ekonomike të Maqedonisë së Veriut në emisionin “Intervistë” në TV SHENJA,  ka thënë se nëse thuhet se është shumë mirë, kjo nuk do të ishte pasqyrë e realitetit. Ai theksoi se gjendemi në një situatë shumë të vështirë  për shkak krizave të cilat e kanë kapluar jo vetëm vendin tonë, por rajonin edhe kontinentin e Evropës.

FATMIR BYTYQI ZV/KRYEMINISTËR PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE

“Duke pasur parasysh që kjo qeveri daton që nga gushti i vitit 2022, kur ishte vrulli i pandemisë kovid, pastaj në vitin 2021 kur mendonim se do të jetë rimëkëmbja ekonomike, filluan shenjat e para të krizës energjetike, tërë viti 2022 me krizë energjetik, ekonomike dhe krizë ushqimore, sepse zinxhiri i ofertës së ushqimit ndaloi, viti 2023 gjithsesi është vit goxha i rëndë. Nga aspekti se si shteti ballafaqohet do të thoja jemi në nivel mesatar. Nuk jemi atje ku do të donim por edhe nuk jemi në mes të shteteve që kanë kaluar më së keqi”.

Bytyqi duke iu referuar zbritjes së çmimeve, pas subvencionimit të energjisë elektrike nga ana e shtetit, u shpreh se fatkeqësisht niveli i spekulimit për të pasur ndonjë përfitim është gjithmonë në vendin tonë.

FATMIR BYTYQI ZV/KRYEMINISTËR PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE

“Çmimet janë rritë në masën spekulative nga ata të cilët i tregtojnë pa pasur bazë. Sepse thënia se rritja e energjisë elektrike ndikon në çmimin final në masën që ata e thonin dhe i rritën çmimet del jo e vërtetë. Dhe, kjo është për mua spekulim”.

Zv/kryeministri Bytyqi, në lidhje me rikosntruimin e Qeverisë dhe atë se a do të largohet nga pozita, tha se “kjo mund të jetë dëshirë e dikujt por se do ta lejë këtë në prizmin e spekulimit.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING