Vazhdon seanca e Kuvendit për rikonstruimin të Qeverisë
Kuvendi sot duhet të vazhdojë seancën e 104-të me debat për propozimin për shkarkimin e ministrit të Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Admirim Aliti.
Debati filloi të premten, pasi të enjten në mbrëmje përfundoi debati për shkarkimin e ministrit të Shëndetësisë Bekim Sali. Votimi për shkarkimin e Sali duhet të caktohet më tej, por nuk u zhvillua pasi në sallën e kuvendit nuk kishte mjaftueshëm deputetë.
Përveç shkarkimeve të Bekim Saliut dhe Admirim Alitit, në rendin e ditës së seancës së 104-të është edhe shkarkimi i ministrit pa portofol përgjegjës për diasporën, Xhemail Cupi.