Mickoski: Mbulimi i importeve me eksporte në vitin 2022 është më i ulëti në 8 vitet e fundit
Shkëmbimi i mallrave me vendet e huaja, mbulimi i importeve me eksporte në vitin 2022 është më i ulëti në tetë vitet e fundit, shkruan personi i parë i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, duke iu referuar të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave.
Paaftësia, përveçse një karakteristikë madhore, është ngjitëse për këtë qeveri, e shoqëruar nga kriminaliteti i shfrenuar.
Ata kanë dy qëllime të përbashkëta, pasurimin personal dhe shkatërrimin e vetëdijshëm të institucioneve të Maqedonisë. Së shpejti nga sot do të ketë përgjegjësi për krime dhe keqpërdorime. Duhen zgjedhje që Maqedonia të ecë përpara”, thotë Mickoski.
Tabelë:
“Cilat janë shifrat e mbulimit të importeve me eksporte?
2015 – 70.2%
2016 – 70.9%
2017 – 73.4%
2018 – 76.5%
2019 – 76.2%
2020 – 76.1%
2021 – 71.8%
2022 – 68.4%