Grupi i Zjarrit dhe “Ahmetistët”, bëhen bashkë për disa çaste

Grupi i Zjarrit dhe “Ahmetistët”, bëhen bashkë për disa çaste

Ceremonia e organizuar në përkujtim të Abdylaqim Ademit, në Shemshovë të Tetovës, në pesë vjetorin e vdekjes së tij, ka bashkuar kryetarin e Bashkimit Demokratik për integrim, Ali Ahmetin dhe të ashtuquajturin “Grupi i Zjarrit”.
Funksionar shtetërorë dhe partiak, shihen bashkërisht pjesëmarrës, duke bërë homazhe pranë varrit të të ndjerit në Shemshovë.
Ndërkaq, Qendra Analitike Hulumtuese “Abdilaqim Ademi” ka reailuzuar një sërë aktivitetesh gjatë ditës së sotme për të kujtuar ish ministrin e Arsimit, Abdilaqim Ademin.
Në orën 13:00 u bë prezantimi i librit “Grafeni” me autor Abdilaqim Ademi, në Amfiteatrin e Universitetit të Tetovës, në Tetovë.
Ndërkohë , njëkohësishte është organizuar edhe Akademi përkujtimore dhe promovim i filmit dokumentar kushtuar Abdilaqim Ademit, në Teatrin Shqiptar në Shkup.

MARKETING