Gjykata e Strasburgut e hodhi poshtë faljen e Ivanovit, gjykimet për ish funksionarët e VMRO-së mund të vazhdojnë

Gjykata e Strasburgut e hodhi poshtë faljen e Ivanovit, gjykimet për ish funksionarët e VMRO-së mund të vazhdojnë

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg njoftoi se kërkesat e të dënuarve dhe të akuzuarve nga rastet e hapura të ish-PSP-së, të cilat ish-presidenti Gjorge Ivanov në prill të vitit 2016-të i fali, janë të papranueshme. Gjykata vlerëson se të akuzuarit dhe të dënuarit nuk kanë shterur mjetet juridike vendore. Vendimi është përfundimtar, thuhet në njoftimin e GJEDNJ-së.
Kjo do të thotë që rastet e ish-PSP-së të mos pezullohen dhe procedurat për to të vazhdojnë.

MARKETING