(VIDEO) Shoqata “Kopru” organizon treg humanitar për të prekurit nga tërmetet në Turqi dhe Siri

(VIDEO) Shoqata “Kopru” organizon treg humanitar për të prekurit nga tërmetet në Turqi dhe Siri

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut vazhdojnë të solidarizohen me popullin turk dhe atë sirian, pas tërmetëve shkatërruese që ndodhën javë më parë.

Disa nxënës dhe studentë të Shoqatës  për Kulturë, Art dhe Arsim “Kopru” duke filluar nga dje në Çarshi të Shkupit kanë organizuar një “treg humanitar”, me ushqime të pregatitura nga vet ata në shtëpi. Të hollat që do t’i mbledhin do të shkojnë për të prekurit nga tërmeti. Kryetari i kësaj shoqate, Hysref Emin, për Televizionin Shenja deklaroi se interesimi është i madh i atyre të cilët po tregojnë solidaritet dhe nuk po ngurrojnë që të ndihmojnë të gjithë me mundësitë e veta.

HYSREV EMIN, KRYETAR I SHOQATËS KOPRU

“Interesimi i qytetarëve është shumë i madh. Siç e dini prej ditës parë kur ndodhi kjo fatkeqësi e tërmetit, i gjithi shteti, të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut u organizuan aktivitete të ndryshme, të mbledhin matriale humanitare, financiare dhe kështu me radhë”. 

anëtarja e shoqatës,  Zulejha Memedi, deklaroi se ky aktivitet nuk është aspak i lodhshëm për ta, ndëkohë që kjo nuk është hera e parë që merren me këso lloj aktivitetesh.

ZULEJHA MEMEDI, AKTIVISTE E SHOQATËS KOPRU

“Me rastin e fundit që ndodhi në Turqi, për neve ka qenë një tronditje jashtëzakonisht e madhe dhe për këtë shkak morëm një iniciativë si studentë të pregatisim diçka nga shtëpia dhe të sjellim këtu për t’i shitur dhe të hollat që do të mbildhen këto tre ditë me radhë, dje, sot dhe neser do të dorëzohen për të prekurit në Turqi”.

Nga kjo shoqatë infromojnë se vetëm gjatë ditës së djeshme janë mbledhur 100 mijë denarë, të njejtit presin që gjatë ditës së sotme dhe nesër të grumbullohen të holla ende më shumë. Përndryshe,  aktivitete të ngjajshme janë ogranozuar pothuajse në të gjithë vendin.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING