(VIDEO) Shpenzimet e jetesës u rritën për 15 mijë denarë
Për plotësimin e nevojave elementare, një familje katër anëtarëshe në janar të këtij viti I janë nevojitir 50.799 denarë, sipas llogaritjeve të Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë.
Nëse kjo shumë krahasohet me shportën minimale të konsumit të llogaritur për janarin e vitit të kaluar, shpenzimet e bëra nga një familje katër anëtarëshe në një vit janë rritur për gati 15 mijë denarë. Në janar të vitit të kaluar, LSM llogariti se shporta minimale e sindikatës është 35,811.
Në janar të këtij viti, sipas të dhënave të LSM-së, një familje katër anëtarëshe ka shpenzuar më së shumti para ose gjithsej 19.206 denarë për ushqim dhe pije. Për shpenzime të përgjithshme janë shpenzuar 13.313 denarë, për higjienë janë dashur të paktën 3.097 denarë, ndërsa për transport 3.668 denarë.
Enti Shtetëror i Statistikave njoftoi të martën se në periudhën nga janari i vitit të kaluar deri në janar të këtij viti, kostoja e jetesës është rritur për 17,1 për qind, ndërsa në të njëjtën periudhë çmimet me pakicë janë rritur për 13,3 për qind. /SHENJA/