(VIDEO) Kuvend, vazhdon debati për rikonstruimin e Qeverisë

(VIDEO) Kuvend, vazhdon debati për rikonstruimin e Qeverisë

Për të tretën ditë me radhë, në Kuvend po vazhdon debati për riformatimin e Qeverisë, me çka në koalicionin qeveritar hyn Aleanca për Shqiptarët, e cila ka tetë deputetë, ndërsa del Alternativa dhe Lidhja Demokratike e Pavle Trajanovit.

Deputet e shumicës janë të bindur se i kanë numrat për të votuar përbërjen e re të Qeverisë. Nga ana tjetër, partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, ka vazhduar akuzat për korrupsion,  krim dhe bisedime “Pazar 3” për koalicionin e ri me Aleancën për Shqiptarët. Deputetja e kësaj partie, Danela Hristova tha se qëllimi i Bashkimit Demokratik për Integrim dhe Lidhjes Sociale Demokrate, është sikur një vit më parë kur hyri Alternativa në Qeveri, por edhe sot, sipas saj, të zgjasin jetëgjatësinë e kësaj qeverie për të përfituar politikisht.

DANELLA HRISTOVA, DEPUTETE E VMRO-DPMNE

“Në këtë seancë do të duhet të përfundojnë mandatet e tre ministrave dhe tre zëvendësministrave nga Alternativa, të cilët nuk arritën të japin dorëheqje, por me shpejtësi ose siç thotë kryetari i kësaj partie, u dëbuan brutalisht nga Qeveria”.

Ndërkaq, deputeti nga radhët e LSDM-së, Nenad Koliç, bëri thirrje për bashkim, pasi sipas tij, vendi të vazhdon rrugën për në Bashkimin Evropian.

NENAD KOLIÇ, DEPUTET I LSDM-së

“Kur ne votuam nisjen e negoaciateve me BE ju i gënjyet qytetarët se po tradhtojmë popullin, po shesim gjuhën. Jeni ju të vetmit që po bllokoni shtetin, pse e dini ju vetë. Andaj na duhet bashkim i foracve në shtet, sepse dikush po bashkëpunon me shërbime të huaja për të bllokuar rrugën eurointegruese të vendit”

Përndryshe, gjatë ditës së djeshme edhe kryeministri Dimitar Kovaçevski, deklaroi se shumica  ka më shumë se 64 deputetë, ndërsa tha se vazhdon të jetë e  hapur mundësia për bashkëpunim me parti dhe deputetë të cilët janë për vazhdimin e rrugës evropiane të vendit.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING