Përfaqësues nga Banka Popullore të përfshirë në skriningun dypalësh në fushën e “lëvizjes së lirë të kapitalit”

Përfaqësues nga Banka Popullore të përfshirë në skriningun dypalësh në fushën e “lëvizjes së lirë të kapitalit”

Përfaqësues nga Banka Popullore në kuadër të skriningut dypalësh për klasterin e dytë “Tregu i brendshëm” patën prezantimet e tyre lidhur me lëvizjen e lirë të kapitalit dhe sistemet e pagesave.

Në fushën e “Lëvizjes së lirë të kapitalit dhe pagesave”, është arsyetuar zbatimi i rregulloreve ligjore për transaksionet individuale kapitale në kompetencë të Bankës Popullore, siç janë operacionet kreditore dhe depozituese, pagesat dhe transfertat në bazë të transaksioneve rrjedhëse dhe kapitale, si dhe për masat e veçanta mbrojtëse të rregulluara në Ligjin për veprimtarinë devizore. Theksi u vu edhe në aktivitetet e ardhshme në lidhje me përshtatjen e rregullores në fushën e operacioneve devizore me Ligjin e ri për Shërbimet e Pagesave dhe Sistemet e Pagesave.

Në fushën “Sistemet e Pagesave” është paraqitur progres në fushën e akteve nënligjore që dalin nga Ligji për Shërbimet e Pagesave dhe Sistemet e Pagesave, të cilat janë miratuar nga Këshilli i Bankës Popullore në fund të vitit 2022 dhe fillim të vitit 2023.

“Në këtë kontekst, u theksua se korniza ligjore e Republikës së Maqedonisë së Veriut, e cila rregullon shërbimet e pagesave dhe sistemet e pagesave, në masë të madhe është në përputhje me ligjin e Bashkimit Evropian në këtë fushë”, njoftojnë sot nga Banka Popullore.

Në fushën “Parandalimi i pastrimit të parave dhe financimi i terrorizmit” u prezantuan aktivitetet dhe masat që aktualisht zbaton Banka Popullore në luftën kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit midis subjekteve mbi të cilat ajo mbikëqyr, si dhe përputhshmëria me legjislacionin evropian dhe veprimet e ardhshme që duhet të ndërmerren gjatë viteve 2023 dhe 2024.

MARKETING