MPB: Gjobiten 91 shoferë për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit

MPB njofton se gjatë ditës së djeshme ka kryer kontrolle të intensifikuara për të ndëshkuar persona që drejtojnë automjetet në ndikimin e alkoolit.

“Gjatë mbrëmjes së djeshme (14.02.2023) në periudhën nga ora 21:00 deri në ora 03:00, janë kryer kontrolle të intensifikuara për sanksionimin e shoferëve që drejtojnë automjete nën ndikimin e alkoolit në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me çka janë gjobitur 91 prej tyre.

Prej tyre 18 janë në territorin e SPB Kumanovë, 13 në territorin e SPB Shkup, 11 në territorin e SPB Manastir…”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

MARKETING