Varhei: Sofja dhe Shkupi t’i ulin tensionet, përgjegjësit për incidentet të përballen me drejtësinë
Komisari evropian për Zgjerim dhe Marrëdhënie të Mira Fqinjësore, Oliver Varheji, sot para Parlamentit Evropian deklaroi se pret që të ulen tensionet mes Sofjes dhe Shkupit të cilat kulmuan më 4 shkurt, ndërsa të gjithë ata që janë përgjegjës për incidentet që ndodhën të përballen me drejtësinë.