(VIDEO) Kovaçevski thotë se rikonstruimi do të mbështetet nga 64 deputetët

(VIDEO) Kovaçevski thotë se rikonstruimi do të mbështetet nga 64 deputetët

Kryeministri Dimitar Kovaçevski ka njoftuar se shumica parlamentare është e fortë dhe stabile, ndërsa rikonstruimi i Qeverisë do të mbahet me mbi 64 vota. Sipas tij largimi i Lidhjes Demokratike  nga pushteti nuk paraqet asnjë rrezik dhe nuk ka asnjë ndikim në funksionimin e shumicës parlamentare.

Dimitar Kovaçevski, kryeministër

 “Më vjen mirë që Lidhja Demokratik tha se mbetet në rrugën evropiane dhe mbështet vendime të tilla që deri më tani nuk kanë mundur të vërtetohen në praktikë, përveçse në mënyrë deklarative. Ne si Qeveri mbetemi të hapur për të gjithë. Shumica parlamentare është stabile, kemi mbi 64 vota”.

Kovaçevski, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve në fshatin Resava, theksoi se arsyet për rikonstruimin nuk janë personale por kanë për qëllim realizimin e reformave.

Dimitar Kovaçevski, kryeministër

  “Rikonstruimin të cilin e dorëzova nuk ishte për shkak arsyeve personale dhe kadrovike, por që shteti të ketë shumicë stabile, të miratohen ligje ekonomike dhe juridike, të realizohen reformat, të mos lejohen bllokada nga opozita. Vlerësoj se të gjithë partnerët qeveritarë janë për punë efikase, ndërsa Aleanca për Shqiptarët do të përforcoj shumicën”.

Pas daljes nga koalicioni qeveritar i Lidhjes Demokratike, vjen dhe dorëheqja e parë nga kjo parti në ekzekutiv.  Sot dha dorëheqje zv.ministri për vetëqeverisje lokale, Zoran Dimitrovski.

Enis Murtezi /SHENJA/ 

MARKETING