(VIDEO) Nuk ka kufizime për debatin në Kuvend, rikonstruimi i Qeverisë mund të zgjasë

(VIDEO) Nuk ka kufizime për debatin në Kuvend, rikonstruimi i Qeverisë mund të zgjasë

Nuk ka kufizim kohor se sa do të zgjasë debati për shkarkimin e tre ministrave dhe dy zv/ministrave të Alternativës, si dhe zv/ministrit nga Grupi i zjarrit i BDI-së. Në seancë plenare diskutohet veçmas për shkarkimin e secilit zyrtar dhe debati përfundon pasi të flasin të gjithë ata që janë paraqitur për të folur. Sipas dinamikës aktuale, ministrat dhe zv/ministrat do të qëndrojnë në pozitat e tyre së paku edhe një deri në dy javë, sepse të gjithë deputetët e VMRO-DPMNE-së janë paraqitur që të flasin, po ashtu janë paraqitur edhe për replikim ndaj deputetëve që nuk janë nga grupi i tyre parlamentar.

Rregullorja e Kuvendit parashikon që kur është në  pyetje debati për një pikë të rendit të ditës, siç janë  shkarkimet, çdo deputet ka të drejtën e fjalimit prej  10 minutave.  Pastaj, lejohen tre minuta për një përgjigje, pastaj një minutë për një kundërpërgjigje. Nëse, për shembull, deputetët e VMRO-DPMNE-së paraqiten me një kritikë ndaj një ministri të Alternativës, deputetët e Alternativës mund ta replikojnë  atë dhe pastaj, deputetët e VMRO-DPMNE-së paraqiten përsëri me qëndrim të tyre dhe kundëreplikojnë.

Medina Ajeti /SHENJA/

 

MARKETING