Kikboksieri i ri Türker fitoren e tij ia kushton viktimave të tërmetit në Turqi
Kikboksieri i ri Türker İsmail nga Shkupi fitoi vendin e parë në turneun e mbajtur në Shkup, kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut.
Türkeri, i cili u shfaq në këtë garë me një bluzë “Lutuni për Turqinë”, tha se vendin e parë ia kushton viktimave të tërmetit të prekur nga fatkeqësia në Turqi.
Po ashtu Türker kishte marrë pjesë edhe në fushatën e ndihmave të organizuar në qendër të Shkupit gjatë këtyre ditëve pas tërmetit të ndodhur në Turqi .
Ndryshe, vetëm kohë më parë kikboksieri i ri Türker İsmail nga Shkupi fitoi medaljen e artë edhe në turneun e zhvilluar në Nish të Serbisë.