Taravari afër marrjes së Ministrisë së Shëndetësisë: Kemi më shumë kuadro për këtë dikaster
“Rreth 90 për qind e përcaktimeve programore janë sinkronizuar dhe shpresoj që brenda ditës do të del Qeveria me komunikatë. Për zgjidhjet kadrovike nuk kemi biseduar, në ditët në vazhdim do të takohemi për të biseduar edhe për dikasteret”, kështu ka deklaruar kryetari i ASH-së, Arben Taravari pas takimit e cila zgjati dy orë me kryeministrin e vendit, Dimitar Kovaçevskit.
Gjatë deklaratës së dhënë për media, Taravari theksoi që ata kanë vijat e kuqe të tyre për sa i përket përcaktimeve kadrovike. Edhe për kundër faktit që sot në takim nuk është biseduar fare për ndarjen e resoreve por për çështje programore, kryetari i ASH-së theksoi që një nga ministritë për të cilat kanë më shumë kuadro është Shëndetësia, me ç’rast kjo ka lënë të nënkuptohet që për partinë e Taravarit njëra prej dikastereve që mund ta merrë është edhr Ministria e Shëndetësisë.