(VIDEO) Djegia e spitalit të Tetovës, dëshmojnë mjekët dhe familjarët
“Gati gjithçka u dogj brenda 2 minutave. Dhoma u dogj për 15 sekonda, spitali për 2 minuta”. Kështu I tha sot trupit gjykues mjeku Mustafa Tahiri, I cili ishte edhe dëshmitari i parë i prokurorisë. Ai ka qenë në dhomën numër 3 duke i ofruar ndihmë një pacienti me nevoja të veçanta në momentin kur ka nis zjarri. Mjeku tha se zjarri ka nisur në pjesën e sipërme të krevatit dhe në pjesën e murit.
Tahiri thotë se fillimisht është larguar pacienti, më pas janë munduar që të shuajnë zjarrin me një batanije dhe me një kove me ujë, por zjarri nuk është fikur dhe ata janë përpjekur që t’i largojnë pacientët. Tahiri tha se aparat për shuarrjen e zhjarrit nuk ka patur as në dhomë, as në korridor, por sipas tij, edhe nëse kishte patur asgjë nuk do të ndryshonte, pasi gjithçka ndodhi shumë shumë shpejt.
Në cilësinë e dëshmitares së dytë u paraqit edhe mjekja Shpenzie Arifi e cila tregoi se natën kritike, zjarrin është munduar ta shuaj me ujë edhe batanije, ndërsa në dhomën numër 3 ka kërkuar nga infermieret aparat kundër zjarrit, por nuk ka pasur as në dhome dhe as në korridor. Arifi tha se në spital ka parë edhe persona që nuk ishin pacientë edhe pse ka qenë e ndaluar që të njëjtit të futen në spital.
Dëshmitarja tjetër, Olivera Veselinovska e cila ka qëndruar në dhomën numër 1, ku ka pasur fëmijën e saj me nevoja të veçanta thotë se ka pasur njerëz që kanë hyrë në spital për të sjell ushqim.
Dëshmi kanë dhënë edhe familjarët e viktimave të cilët kanë qenë brenda në Spitalin Modular në Tetovë në momentin kur ndodhi zjarri, natën e 8 shtatorit të vitit 2021, ku humbën jetë 14 pacient që trajtoheshin nga korona virusi.
Ish-drejtori i përgjithshëm i spitalit të Tetovës, Florin Besimi, ish-drejtori ekonomik, Artan Etemi, dhe përgjegjësi për spitalin modular, Boban Vuçevski, akuzohen për veprat penale: “nxitje e rrezikimit të përgjithshëm” dhe “mosveprim sipas rekomandimeve shëndetësore në kohë epidemie”. /SHENJA/