Mbi 20 goditje me thikë! Arrestohet 39 vjeçari nga Tetova për vrasje në Shkup

Një banor i Tetovës është arrestuar nën dyshimin se ka therur me thikë një person duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse.
Prokuroria Publike e Shkupit, ka lëshuar urdhër për arrestimin e 39-vjeçarit nga Tetova dhe dërgimin e tij në burgun e “Idrizovës” për vrasje.
Më 29 dhjetor në një objekt të braktisur në rrugën 1737 në Shkup, pas mosmarrëveshjes verbale, i dyshuari me vetëdije në mënyrë të egër e ka vrarë një person. Me të dëmtuarin janë takuar në Qendrën Tregtare të Qytetit prej ku janë nisur në drejtim të rrugës së avokatëve.
Në një objekt të braktisur kanë filluar të grinden, ndërsa i dyshuari nga xhepi nga nxjerrë thikën, me të cilin e ka goditur 20 herë në trup,
Për shkak seriozitetit të lëndimeve, i dëmtuari ka humbur jetën, ndërsa i dyshuari ka larë duart dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. /SHENJA/

MARKETING