Shkëndija do të përballet me Dinamo Kievin në Antali
Shkëndija e Tetovës në Antalia të Turqisë do të luajë katër ndeshje kontrolluese. Kuqezinjtë për në tokën turke nisen me 25 janar dhe do të qëndrojnë aty për 16 ditë.
Kundërshtari i parë i Shkëndijës në Turqi do të jetë skuadra e Murës nga Sllovenia, me të cilët do të luajnë me 28 janar. Tre ditë më vonë me 31 janar, të përzgjedhurit e Qatip Osmanit do të takohen me CSKA Sofjen nga Bullgaria.
Më 6 shkurt tetovarët do të përballen me gjigandin nga Ukraina, Dinamo Kiev, përderisa ndeshjen e fundit kontrolluese do ta luajnë me Valmeirën e Letonisë me 9 shkurt.