Tjetër medalje e artë, Lara Colturi shkëlqen në Botërorin e të Rinjve
Lara Colturi merr një tjetër medalje të Artë për moshat U18 në Giant Slalom. Gjithashtu ajo u rendit e 3-ta në renditjen e përgjithshme.
Me këtë garë Lara mbyll aventurën e saj në Kampionatin Botëror të të Rinjve, pasi do të zhvendoset në Kronplatz për etapën e radhës të Kupës së Botës.
Mbyllet një aventurë e jashtëzakonshme me 3 medalje Ari në U18 dhe 1 medalje ari e 1 Bronzi në klasifikimet e përgjithshme për 16-vjeçaren e talentuar.
Ndërkohë, sportistët e tjerë do të vazhdojnë garat deri në datën 25 janar, ditë kur mbyllet Kampionnati Botëror.