MPB: Arrestohet një hajdut nga Shkupi, zbardhet një vjedhje e rëndë
Në qarkun e Fakultetit Pedagogjik në Shkup, zyrtarë të policisë nga Njësiti për punë të brendshme në Karposh, dje e kanë privuar nga liria një të mitur nga Shkupi, i cili dyshohet se ka kryer vjedhje të rëndë ndaj një personi juridik, gjatë së cilës ka marrë disa sende.
Siç informojnë nga MPB-ja, sendet e konfiskuara janë gjetur dhe i janë kthyer pronarit, ndërsa i mituri është ndaluar në stacionin policor.
Nga aty shtojnë se pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.